10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vendi në krizë, Ulsi Manja kërkon mobilje luksoze: Karriget i dua me rrotullim, perde lejla ose pana

    Kriza vijon, çmimet rriten dhe po ashtu edhe shpenzimet e qeverisë për mobilje. Gazeta ka siguruar dokumentin nga Agjencia e Prokurorimeve Publike ku shihet se Ministria e Drejtësisë ka hapur një ankand përmes të cilit kërkon të rinovojë zyrat.

    Dhe nuk bëhet fjalë për objekte standarte zyrash. Jo, drejtuesi i këtij dikasteri Ulsi Manja i ka gustot totalisht të qarta dhe ka caktuar përmasa fiske për çdo objekt të ri që kërkon të blejë.

    Madje edhe materiali është i përcaktuar, duhet arrë natyrale.

    Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizenjuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike.

    Kur vjen puna tek karriget, Manja nuk është se ndryshon shumë nga paraardhësja e tij Etilda Gjonaj, e cila gjithashtu i kërkoi me rrotullim.

    Divanet tresh apo dysh kërkohet që të jenë komodë dhe me veshje lëkure.

    Perdet planifikohen të ndërrohen gjithashtu dhe kërkohen të jenë me ngjyrë pana ose lejla.

    Kondicionerë, abazhurë, ndriçues tavoline, diktofonë e celularë janë gjithashtu sendet e tjera që pritet të mbushin zyrat e Ministrisë së Drejtësisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit