spot_img
spot_img

VIDEO: “Babi, të lutem mos vdis”, pamjet drithëruese, ushtarët rusë vrasin ukrainasin përpara syve të të birit

Një video ku ushtarët rusë vrasin në mes të rrugës babain e një vogëlushi ukrainas po bën xhiron e rrjetit.

Pamjet rrëqethëse tregojnë djalin e vogël që i lutet babait të mos vdesë.

“Babi të lutem mos vdis”, thotë vogëlushi duke qarë, pasi babai i të cilit u vra nga ushtria ruse.

E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në mes të rrugës, pasi viktima po lëvizte me makinë me të birin, kur një autokolonë ruse i bëri sinjal të ndalonte, shkruan Daily Mail.

“Dil dhe shtrihu”, ulëriti një zë! “Dëgjon? Dil direkt jashtë!”, i thonë ushtarët rusë burrit ukrainas.

Ai doli dhe ushtarët rusë e qëlluan për vdekje, ndërsa i biri ishte ulur në sendiljen e pasme të makinës, nga ku po filmonte me celular.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit