spot_img
spot_img

VIDEO: Sazan, ti je kandidati ynë i preferuar për president, mos dëgjo gojët e liga

spot_img

Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, është mërzitur me faqen tonë dhe me Bledi Manen.

Sipas tij, ne kemi marrë para për ta sulmuar dhe për ta talluar.

Madje thotë se e kemi quajtur edhe spermatozoid.

Kjo nuk është e vërtetë, por professor Zani nuk mund ta mohojë që ka ardhur në jetë nga një spermatozoid.

Ndërsa sa për faktin që thotë se e tallim se paguhemi, prapë e ka gabim.

Ne e bëjmë për t’u zbavitur.

Dhe kush më mirë se profesori, një personazh i këndshëm dhe plot humor, mund të na zbavisë!

Ndaj mos u mërzit profesor, se ti je kandidati ynë i preferuar për president.

Edhe pse jemi në dilemë mes teje dhe Elena Kocaqit!

Lajmet e fundit