Inida Gjata, apo Zhaku, sic njihet ndryshe, ka qene një figurë shumë e njohur publike. Zhaku ka provuar të jetë këngëtare, prezantuese, aktore dhe një artiste në shumë dimensone.
Zhaku ka zgjedhur të flasë për ‘Live from Tirana’, duke përmendur një fakt që trondit, edhe pse ‘nën zë’ përflitet gjerësisht.
“Legalizimi i prostitucionit është një biznes që ecën. Ka në Shqipëri, plot është. Besoj që ndodh në të gjitha shtresat. Edhe në botën e shoëbiz-it është shumë e dukshme. Një pjesë e madhe e videoklipeve është një lloj reklame që bëjnë eskortat. Pjesa më e madhe është për të shitur veten si eskorta. Bëjnë si këngëtare. Besoj se e shesin veten shtrenjtë se dhe jeta që bëjnë është e shtrenjtë”.
Çfarë përfitimesh do sillte legalizimi?!
“Bëji të vetëpunësuara, futi taksat, futi në system, është realiteti.. Do krijonte një paqe sociale, njerëzit do ishin më të qetë. Këtu të gjithë janë të inkriminuar. Njerëzit që janë marrë me këtë gjë, janë nga njerëzit më inteligjentë. Ky shërbim ofrohet prej 30 vitesh. Janë shërbime që në Shqipëri janë të ofruara më shumë aftësi dhe profesionalizëm”.