28.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ne nuk i vrasim shkrimtarët”, Ben Blushi rrëfen bisedën me të renë indiane në Paris

    Nga Ben Blushi

    SONI DHE SALMAN RUZHDI, NGA INDIA NË PARIS

    Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash. Mu kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi ne New York.

    Si e ke emrin?

    Soni

    Mund të të bëj një foto?

    Po, tha Soni

    Je indiane?

    Nga e kuptove,tha Soni

    Jam mësuar të njoh njerëzit,

    Si të qëndroj?

    Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë

    Cfarë janë këto foto, pyeti Soni

    Këto janë disa nga gratë më të bukura të Francës duke pozuar të zhveshura për fotografë të ndryshëm

    Në Indi kjo nuk ndodh, gratë nuk zhvishen për foto, tha Soni

    Je budiste?

    Jam hindu,

    Nga cila zonë e Indisë?

    Nga Bombei

    Je nga qyteti i Salman Ruzhdisë,

    Duhet të jetë mysliman, nuk e njoh, tha Soni

    Është një shkrimtar indian që muslimanët e kanë dënuar me vdekje

    Ne nuk i vrasim shkrimtarët, tha Soni

    Edhe ai është gjallë akoma nuk e kanë vrarë, thashë unë

    Si dukem mes këtyre grave lakuriq?

    Dukesh si një nxënëse e turpshme,

    Unë jam nxënëse në Paris,

    Cfarë studion?

    Sustainable management, administrim të qëndrueshëm

    Si të duket Parisi?

    Vetëm dy javë kam këtu, po nuk ka diell dhe kam pak frikë

    Do mësohesh, thashë unë, në Paris dielli nuk është i domosdoshëm

    Duhet të iki, tha Soni

    Ku do shkosh,e  pyeta

    Po kërkoj një kopertinë të Kim Kardashian

    Të veshur?

    Sigurisht, tha Soni

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit