10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    13-vjeçarja shqiptare që shkon me dele: Si u përballa me dy ujqër…

    Alesia Krasniqi, një 13-vjeçare nga Kosova, ndryshe nga shoqet e saj, shkon me dele. Ajo që në moshën 6 vjeçe ka ndihmuar të atin me bagëtitë.

    Ndërkohë së fundmi i ka ndodhur edhe nëj histori e frikshme. Teksa Alesia ruante kopenë e qengjave, e kanë sulmuar dy ujqër. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar dhe ka arritur të shpëtojë qengjin e saj.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alesia ka treguar e buzëqeshur këtë moment të frikshëm, duke shtuar se vazhdon të kullosë delet pavarësisht se çfarë ndodhi.

    Në fillim kam pasur frikë kur e kam parë, por thash do e shpëtoj. Nuk do dorëzohem. Ishin dy ujqër. 

    Kam ik nga livadhi, kam marr qengjin dhe e kam shpëtuar. Isha vetëm dhe as babin nuk e kisha. Ishte qengji i parë që kishte lindur prandaj.

    Tani kam dal prapë për të kullotur delet. Në fillim kam dal në moshën 6 vjeçe. Sa herë që jam me delet këndoj edhe këngë. 

    Unë jam në klasën e nëntë dhe do vazhdoj shkollën më tej. Muzikën e kam trashëgimi nga gjyshi. Jam shumë mirë me mësime. I marr librat në livadh. Kullos delet, këndoj dhe lexoj librat”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit