12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    18-vjeçarja nga Vlora që këndon labçe

    Grupi iso-polifonik nga Vlora, që ruan traditën e të parëve dhe synon ta përçojë te të rinjtë, ka qenë i ftuar në ABC News. Të ftuar në studio ishin drejtuesi i grupit Bujar Sinani dhe dy këngëtarët Dea Hyseni, e cila është vetëm 18 vjeç, dhe Arben Grabaj.

    Pas publikimit të këngës së Shën Valentinit, që rezultoi një sukses në botën virtuale, të ftuarit shprehën se këtij aspekti kulturor shumë të rëndësishëm shqiptar nuk i është dhënë asnjë hapësirë apo ndihmë nga institucionet shqiptare që e mbrojnë.

    “Ka shumë talente, të vegjël fare por nuk ka sponsor. Shteti nuk ndihmon asnjë. Ne ishim në një festival në Gjirokastër që organizoi Ministria e Kulturës dhe nuk morëm asnjë lekë, vajtëm me shpenzimet tona.

    Makina me shpenzimet e tua, lë ditën e punës. Po të ishte kënga popullore do kishin dhënë lekë. Kur është këngë labe thonë kështu”, u shpreh Arben Grabaj.

    Drejtuesi i grupit Bujar Sinani tha se vëmendja është larguar edhe nga shkollat, të cilat nuk i kushtojnë rëndësi këngës labe. Madje Arbeni rrëfeu në emision se e bija e tij e vogël, që këndon iso polifoninë e jugut, është ngacmuar nga bashkëmoshatarët dhe jo vetëm.

    “Vajza ime këndon, është 11 vjeçe. Por të nesërme e tallin në shkollë se këndon labe. Erdhi në shtëpi duke qarë ‘o babi më tallin’. Unë i thashë thuaj mësueses tu shpjegoj ç’do të thotë kënga labe. Është tradita, është shpirti.”

    Ndërkohë Dea e cila është vetëm 18 vjeç rrëfeu se e ka në zemër këngën labe pasi e ka të trashëguar nga gjyshi i saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit