19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    2 fjali që s’duhet t’ja thoni kurrë dikujt që vuan nga ankthi

    Ata që nuk vuajnë nga ankthi jo gjithmonë e kuptojnë njeriun që vuan. Thënë këtë, gjatë komunikimit me ta, padashje mund të thonë fraza që i bëjnë të tillë njerëz të ndihen pa mbështetje dhe të acarohen më keq. Kini parasysh që dy frazat më poshtë të mos i përmendi kurrë.

    1. “Qetësohu”

    Ky sugjerim tingëllon më shumë si ofendim për dikë që po përballet me ankthin, pavarësisht qëllimit tuaj të mirë. Nëse s’jeni në gjendje të bisedoni apo përballoni dikë që vuan nga ankthi dhe jepni këtë përgjigje, thjesht jeni duke i dhënë një mesazh të tipit “nuk merrem dot me ty”.

    Alternativa:

    Fillimisht përpiquni të kuptoni çfarë po ndjejnë ata dhe nëse asgjë tjetër s’ju vjen ndërmend për t’i thënë, ideale do të ishte thjesht: “Si mund të të ndihmoj?” Kujdesuni që toni i zërit të jetë empatik dhe lërini të kuptojnë se e dini që ajo çfarë po kalojnë s’është fare e thjeshtë.

    2. “Thjesht mos mendo për këtë”

    Vetë ankthi është mendime të vazhdueshme torturuese, prandaj kjo është fraza më e keqe që mund t’i thoni dikujt. Sepse mendimet janë pikërisht piknisja e vuajtjeve të tij. Eshtë shumë më e vështirë nga ç’mendoni të injoroni një mendim që është vazhdimisht aty, duke të të torturuar mendërisht dhe psikologjikisht.

    Kjo shprehje thjesht sa do t’i acarojë dhe përkeqësojë më tepër sepse nëse do të ishte aq e thjeshtë, do ta kishin bërë.

    Alternativa:

    Krijoni më mirë një dialog rreth çështjes që e shqetëson, dëgjoni dhe përpiquni t’i mbështesni duke i dhënë një zgjedhje konstruktive. Pra kuotojeni çfarë po i shkakton ankth dhe bëjeni të mendojë për diçka tjetër nga çfarë po e mundon aktualisht personin në gjendje ankthi. Gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit