25.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    4 shenja që tregojnë se ti je ai personi acarues në zyrë

    A je ti ai personi që e çmend zyrën dhe në shumë raste, kolegët të largohen? Ndoshta nuk e ke vënë re, por mund ta zbulosh tani, përmes këtyre 4 shenjave:

    Flet shumë dhe ankohesh për gjithçka

    Shumë punonjës e kanë bezdi një koleg që thotë me zë të lartë çdo mendim që i vjen në kokë, si dhe që ankohet për çdo e-mail që i vjen.

    Pyete pak veten, sa shumë informacion ndan me kolegët dhe rreth çfarë tematike? A ankohesh në 70% të ditës në zyrë? Nëse po, kemi një lajm të keq: Je një koleg/e acarues/e.

    Merresh me thashetheme dhe bullizon kolegët

    E dimë, thashethemet janë të këndshme dhe një mënyrë e mirë për të krijuar rrethin tënd shoqëror, por kur flet për të gjithë kolegët, bëhet shumë irrituese.

    Sidomos kur kalon në bullizëm dhe kritika për pamjen e jashtme, veshjen, apo histori personale të kolegëve, është edhe më acaruese dhe aspak profesionale.

    Komunikim i pasjellshëm në e-maile

    Kur ti nuk respekton njerëzit për pozicionin e punës që ata kanë, dërgon e-maile me nota ironie, apo jo profesionale, automatikisht bëhesh një koleg që irriton të tjerët.

    Sjellje të pahijshme nëpër mbledhje

    A je ti ai personi që nënqesh me ironi për çdo propozim? Apo ai personi që rrotullon sytë sa herë flet një koleg që nuk e ke shumë qejf? Nëse po, ndoshta duhet të ndryshosh sjellje dhe të kuptosh se zyra është një komunitet dhe e ke për detyrë të respektosh kolegët e tu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit