Në bisedën e zhvilluar me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini kryeministri Edi Rama pohoi se është në dijeni të largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre duke theksuar se për këtë dihet qartë arsyeja.
Rama në fjalën e tij theksoi se emigrimi i qytetarëve vjen si pasjë e 50 viteve izolim, ndaj qytetarët shikojnë si zgjidhje të vetme për të braktisur vendin.
“Shifrat nuk janë të sakta, po shqiptarët po largohen sepse mendojnë se është normale të emigrojnë pasi kaluan 50 vite izolim” theksoi Rama në fjalën e tij.
Pyetja e gazetarit: Thuhet se 500 mijë njerëz lanë lënë vendin në mandatin tuaj, çfarë do na thoni për këtë?
Fjala e kryeministrit Edi Rama: Shifrat nuk janë të sakta, po shqiptarët po largohen sepse mendojnë se është normale të emigrojnë pasi kaluan 50 vite izolim.
Por nga ana tjetër mendoj se ka të dhëna të qarta se shqiptarët po kthehen. Do vazhdojm të bëjmë shumë që t’ju japim një shifër të saktë.
Kur mora detyrën PBB ishte 10 miliardë euro, tani është 27 miliardë euro.
Më parë kishim 2 milionë turistë. Tani kemi 12-13 milionë turistë. Nuk ka aspak dyshimse ka shumë për të bërë për njerëzit.



