Një dëshmi tronditëse vjen nga Vlora, se si spitalet braktisin të moshuarit.
Sipas denoncimit të Altin Gjinit, nëna e tij, pjesë e brezit të parë të infermiereve të diplomuara në Vlorë, sot e paralizuar dhe me një plagë të rëndë në kokë, përballet me refuzim institucional dhe neglizhencë brutale vetëm për shkak të moshës së thyer.
Gjini akuzon klasën politike si përgjegjëse për degradimin e një vendi ku qytetarët që kanë sakrifikuar jetën në shërbim të shoqërisë, përfundojnë të harruar, të pambrojtur dhe pa akses në shërbimet bazë.
Denoncimi i Altin Gjinit
Gjithe kurvave te politikes se cdo ngjyre, i drejtohem me urimin më shpirteror: Ju denofte zoti atje ku dhimbja t’jua shqyej shpirtin!!
57 vite pune kontribut ne mjekesi si profesioniste e diplomuar nena ime ( matura e pare e 26 infermjereve te para ne Shqiperi te shkolles mjeksore dy vjecare te Vlores) e paralizuar vite dhe nuk e pranon spitali per shkak te moshes se thyer per nje mjekim te specializuar ndaj nje plage te frikshme ne koke, mbase fatale qe po i degradon, per te ma besuar mua pozicionin e mjekut kirurg me anen e Chat GPT!!
Mosha e trete nuk kërkon mëshirë o plehra, por dinjitet dhe është detyrë e cdo shteti ta garantojë kte dinjitet ndaj atyre qe i sherbyen me besnikri njerezve!!
Moskujdesi ndaj tyre nuk është varfëri burimesh, por varfëri vlerash qe e masakroj perfundimisht moralisht kte vend prostitutash!!



