spot_img
spot_img

65-vjeçari nga Kosova voton për herë të parë në Shqipëri

spot_img

“Votova për Shqipërinë Demokratike,” deklaroi 65 vjeçari Remzi Toçilla nga Ferizaj i Kosovës, ndërsa kishte votuar në qendrën e votimit me nr.0647/0 në qytetin e Kukesit.

Toçilla e ka fituar nënshtetësinë shqiptare para tre vjetësh në sajë të trashegimisë familjare, ndërkohë që votonte për herë të parë.

“Është hera e parë që marr pjesë në zgjedhje në Shqipëri. U ndjeva shumë krenar. Më është realizuar dëshira.

Vota ime ishte për në Shqipëri demokratike dhe në shtet të përbashkët,” u shpreh Toçilla.

Lajmet e fundit