11.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    8 zakone të përditshme që padashje ju tregojnë më të mëdhenj nga ç’jeni

    1. Të nxihesh në mënyrë artificiale

    Lëkura e nxirë duket seksi, por nëse merret përmes vitaminës D është edhe më interesante. Thënë këtë, përpiquni t’i shmangni gjithë ngjyruesit sepse ju bëjnë të dukeni më të mëdhenj në moshë nga ç’jeni në të vërtetë. Victoria Beckham për shembull, ka treguar se pavarësisht eksperimenteve që ka bërë, sot preferon ngjyrën e saj natyrale.

    2. Veshjet në ngjyrë të zezë

    E dimë dashurinë që keni për ngjyrën e zezë, por duhet të dini që kjo ngjyrë ju bën të dukeni paksa më të vjetër. Nxjerr në pah rrudhat tuaja dhe ju bën të dukeni më të zbehtë nga ç’jeni. Përfshini ngjyra në kombinimin tuaj.

    3. Make up-i i rënduar

    Grimi është perfekt për të fshehur imperfeksionet e lëkurës, por kujdes. Nuk ju duhet një i rëndë për t’u dukur më bukur. Vetëm sa do të dukeni më të plakur pa qenë të tillë. Zgjidhni gjithmonë natyralen.

    4. Rimeli i kombinuar me penel

    Ideja është që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe plot dritë, por mos e teproni. Tregohuni të kujdesshëm me sytë për të mos i errësuar më shumë nga ç’duhet. Në vend të një peneli të zi, zgjidhni kafin.

    5. Rrobat e gjera

    Xhaketat oversize janë moderne dhe do të jenë gjithnjë, por fillimisht duhet t’i përshtateni trupit tuaj. Nëse nuk përkon me siluetën tuaj, hiqni dorë dhe zgjidhni atë që nxjerr në pah më të mirën.

    6. Të kombinohet e gjithë veshja

    Nuk është nevoja të kombinoni me çdo kusht çantën me këpucët.Thjesht sa do të dukeni më të vjetër nga ç’jeni. Guxoni me kontrastet.

    7. Thonjtë e gjatë

    Ndoshta s’e keni menduar këtë, por thonjtë e gjatë i bëjnë duart tona të duken më të moshuara nga çfarë janë realisht. Të shkurtrit janë elegantë, praktik dhe shumë më sportiv.

    8. Takat me platformë apo ato me majë katrore

    Kjo lloj forme do t’ju bëjë të dukeni më të mëdhaja nga ç’jeni, por në fund të ditës e dini ju. Nëse janë të rehatshme, le të jetë ky kompromisi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit