25.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    A do të jetojë me Gimbon në Prishtinë? Ja si përgjigjet Selin

    Mbrëmja e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u shoqërua me surpriza për finalistët, të cilët mirëpritën disa të ftuar specialë nga ekranet e Top Channel. Moderatorë të njohur iu bashkuan darkës, duke sjellë një atmosferë më të gjallë dhe plot humor.

    Gjatë bisedave, vëmendjen e mori një pyetje nga Rozana Radi, e cila iu drejtua Selin lidhur me planet e saj pas përfundimit të spektaklit, konkretisht nëse do të zhvendosej për të jetuar në Prishtinë pranë partnerit të saj, Dj Gimbo.

    Selin u shpreh se e ardhmja mbetet për t’u parë, por theksoi qartë se dëshiron të qëndrojë në Tiranë. Ajo zbuloi se ka diskutuar edhe me Gimbon për këtë çështje dhe se e sheh veten duke ndërtuar jetën në kryeqytetin shqiptar.

    Biseda mori një ton më të lehtë kur Rozana, me humor, e pyeti për kushtet e shtëpisë, ndërsa Selin u përgjigj me batutë se mund të marrë një tjetër banesë me qira.

    Rozana Radi: Do jetosh në Prishtinë ti? Do jetosh atje më duket.

    Selin: Jo nuk do jetoj atje. Ne kemi folur me Gimbon. Unë vendin e kam në qytetin e bukur të Tiranës.

    Rozana Radi: Sa dhoma e kuzhinë ke ti?

    Selin: Do marr një shtëpi tjetër me qira (qesh).

    Jul Deda: Po ti për çfarë e pyet? Shkove gjë ti në Librazhd për të jetuar atje?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit