Moderatori Isli Islami zbuloi ndoshta padashje se Bora Zemani do të rikthehet në “Për’Puthen”.
Në një intervistë për “Goca dhe gra”, Isli u pyet në lidhje me planet e tij pas përfundimit të “Dancing with the stars”. Ai u shpreh se ka vendosur të bëjë pak pauzë nga televizioni dhe hodhi poshtë pretendimet se do të moderojë “Për’Puthen”.
“E kam dëgjuar dhe unë [këtë thashethemin se do të prezantoj “Për’Puthen”] dhe nuk dhashë asnjë lloj shprehie. Më thanë që Bora sikur ka dhënë një përgjigje, apo jo? Te gara kush arrin i pari nga ‘Dancing with the stars’ te ‘Për’Puthen’, kam përshtypsen se Bora është pak më përpara meje. Unë kam gjurin që duhet t’i bëj rezonancë dhe s’më këshillojnë të nxitoj [qesh]” – u shpreh ai.
Deri tani, Bora Zemani nuk ka konfirmuar/mohuar rikthimin në program. E ftuar në “Top Arena”, autorja Olsa Muhameti i bëri një ftesë publike:
“Personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’. Bora e njeh shumë mirë programin.
Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo ‘Për’Puthen’ nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është ‘Dancing ëith the stars’ dhe është çështje e menaxhimit të kohës.
Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do ‘Për’Puthen’, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së ‘Për’Puthen’.”
Ori Nebijaj, prezantuesja aktuale e “Për’Puthen”, do të largohet së shpejti pasi pranoi mandatin e deputetes.