Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri, ku postin e ministrit të Brendshëm tanimë do e mbajë Ervin Demo.
Nga zyra e tij, ku kishte përkrah Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon, Rama dha lajmin se duke filluar nga sot, ish-ministri i Brendshëm tanimë do të jetë pjesë e stafit të Ramës në Kryeministri për të çuar më tej punët e nisura.
Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, vetë Lamallari, falënderoi kreun e qeverisë për mundësinë që i ka dhënë dhe i premtoi se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin intesitet, siç dhe ka punuar deri më tani.
Edi Rama: Sot në mbledhjen e qeverisë, sot kam vendosur të bëj një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin në Kryeministri, ndërkohë Ervini do të bëjë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore diçka që nuk është e re për historinë e Ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç do të bëhet tani pjesë e strukturës së drejtimit të punës së Ministrisë. Kështu faleminderit për shërbimin e tanishëm.
Besfort Lamallari: Jam rritur profesionalisht, por edhe si njeri. Sidomos pjesa e kthimit në shtëpinë time që e thoja pasi aty nisi gjithë rrugëtimi im, ka qenë një përvojë, përveçse një privilegj ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Jam munduar maksimalisht që të mos ju zhgënjej kurrën e kurrës. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjitha punët e mira që i presin shqiptarët.



