spot_img
spot_img

A do udhëtojnë shqiptarët pa viza drejt SHBA-së? Ja çfarë thotë ambasadorja Yuri Kim

spot_img

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur që të hyjë në SHBA pa viza.

E ftuar në ‘Real Story’, ajo tha se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.

“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme.

Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur.

Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.

Lajmet e fundit