spot_img
spot_img

A është e dashuruar? Habit Xheneta Fetahu: Meshkujt sot po na tradhtojnë me djem…

E ftuar në “She’s On Air” në Top Albania Radio, modelja Xheneta Fetahu ka folur për jetën e saj para dhe pas famës. Ajo ka treguar punët që ka bërë kur jetonte në Suedi dhe për jetën tani mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistës, moderatoret e emisionit e kanë pyetur edhe për jetën e saj private, nëse është e dashuruar apo jo. Xheneta u shpreh se momentalisht zemra e saj ‘është bosh’.

“Është shumë vështirë sot me gjet një mashkull, jo që nuk të do ty për atë që je por tani me na tradhtuar me goca krejt në rregull, por po tradhtojnë me djem”, tha Fetahu.

Njeriu i duhur do të dojë ashtu siç je, a e ke gjetur ti atë personin që të do? Ndihesh e dashuruar me dikë?

Është shumë vështirë sot me gjet një mashkull, jo që nuk të do ty për atë që je por tani me na tradhtuar me goca krejt në rregull, por po tradhtojnë me djem, kjo edhe më e rëndë.

Është ky një rast i vërtetë në jetën tënde?

Jo, mua shyqyr Zotit nuk më ka ndodhur akoma. Jam e lumtur kështu siç jam.

Si është zemra jote momentalisht, është bosh?

Është bosh. Besoj se është e shkruar, Zoti ka shkruar çdo gjë për çdo person dhe kur të vijë, të vijë. Është pak ai presioni, se unë kam mbushur 30 vjeç, ua s’ke gjete akoma, s’je martuar.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit