11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A është kjo ‘lufta e Evropës’ – apo po përballemi me Luftën e Tretë Botërore?

    Nga Vince Cable, ‘The independent’

    Ekziston një univers paralel. Teksa dëgjojmë mbi tmerret e mëdha që shkaktojnë bombardimet ruse mbi qytetet ukrainase, ka gjithashtu edhe lajme të gëzueshme mbi atletët britanikë që fitojnë medalje në Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit.

    Në Evropën Lindore po zhvillohet një luftë shkatërruese, por pjesa tjetër e botës vazhdon të merret me punët dhe argëtimet e saj të zakonshme. Të paktën deri më sot. Pesimistët na kujtojnë Luftën e Dytë Botërore, kur pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste dhe lufta e Japonisë në Kinë, tërhoqi brenda 2 vjetësh Bashkimin Sovjetik (pasi Hitleri filloi Operacionin Barbarosa) dhe Shtetet e Bashkuara (pas sulmit japonez mbi Pearl Harbour). Optimistët na tregojnë mënyrën se si janë frenuar konfliktet e pasluftës:Vietnami, Indi-Pakistan, konflikti Arabo-Izraelit dhe luftërat civile në Jugosllavi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Atëherë, cilën trajektore do të ndjekë lufta e sotme në Ukrainë?

    Një faktor kyç do të jetë sa do të zgjasë kjo luftë. Ka të ngjarë që organizimi skandaloz i trupave ruse, morali i dobët i tyre, rezistenca e ashpër dhe e guximshme ukrainase, dhe sanksionet e dhimbshme të vendosura nga Perëndimi do ta detyrojnë Putinin të kërkojë një rrugëdalje.

    Përndryshe, kolegët dhe oficerët e tij të ushtrisë mund të guxojnë që ta rrëzojnë atë. Por ka pak gjasa që të ndodhë ndonjëri prej këtyre skenarëve. Tani për tani ka më shumë vendosmëri për ta përshkallëzuar konfliktin. Dhe kjo do të merrte formën e goditjes brutale të qyteteve të Ukrainës deri në nënshtrimin e tyre.

    Sulmi ndaj Kievit, por edhe Odesës dhe Lvivit, nuk ka filluar ende mirë. Viktimat në radhët e civilëve do të shtohen dhe do të jenë vazhdimisht nën shënjestër. Putinit nuk ka asnjë reputacion për të humbur. Siria është një “model” për këtë lloj lufte brutale.

    Kuptohet që ukrainasit po përpiqen që ta zgjerojnë luftën, duke e rreshtuar NATO-n në anën e tyre. Nga kjo qasje buron edhe kërkesa për krijimin e një “zone të ndalim-fluturimit”, e cila mund të zbatohet vetëm nga avionët luftarakë të NATO-s.

    Dhe ështëpo aq e kuptueshme, që aleanca po i reziston njëpërballje të drejtpërdrejtë ushtarake me ushtrinë ruse. Kjo përplasje është e paqëndrueshme, me rusët që abuzojnë me lirinë e tyre për të vepruar pa u ndëshkuar, dhe opinioni publik perëndimor që kërkon nga qeveritë e tyre që “të bëjnë më shumë”.

    NATO po vë aktualisht në dispozicion të Ukrainës më shumë pajisje ushtarake të teknologjisë së fundit në vend të trupave, por shumë shpejt mund të arrihet një pikë ku

    kufijtë do të jenë shumë të paqartë. Rusët mund të pretendojnë se avionët e NATO-s janë avionë të NATO-s, edhe nëse drejtohen nga pilotët ukrainas.

    Nga ana tjetër, ata mund të përpiqen ta zgjerojnë konfliktin duke sulmuar Moldavinë, e cila ka tashmë një enklavë ruse. Po ashtu ka shumë hapësirë ​​për keqkuptime dhe tension në enklavën ruse të Kaliningradit.Në qendër të ankthit që ka sot bota janë armët bërthamore.

    Putini e ka thyer tashmë tabunë duke treguar një mospërfillje kalorësiake ndaj sigurisë, dhe duke urdhëruar “ngritjen në gatishmëri të armëve strategjike”.

    Çdo angazhim i drejtpërdrejtë i NATO-s kundër ushtrisë ruse, ka të ngjarë të ngrejë çështjen e rrethanave në të cilat mund të përdoren armët bërthamore të “fushëbetejës” dhe përshkallëzimin që do të pasonte. Dobësia e Putinit është në fakt edhe forca e tij.

    Ekziston perspektiva e frikshme, që i vendosur me shpatulla pas muri, ai të sulmojë duke përdorur çdo armë që ka në dispozicion. Sado i largët të jetë rreziku – dhe ne duhet të besojmë se është shumë i largët – duhet të kemi parasysh mundësinë që ai mund të përpiqet qëtë na marrë të gjithëve me vete.

    Një rrezik më i madh, është që lufta ekonomike të ketë efekte anësore të papritura dhe të rrezikshme. Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për një embargo ndaj naftës ruse. Një lëvizje shumë e guximshme, pasi amerikanët nuk do të jenë të lumtur nëse rritet çmimi i karburantit.

    Një embargo e suksesshme (përveç sanksioneve ekzistuese ndaj Iranit dhe Venezuelës) nuk kërkon vetëm një pajtueshmëri globale, por edhe gatishmërinë e Arabisë Saudite për të hequr dorë nga marrëveshja e saj e menaxhimit të tregut që ka me Rusinë. Sauditët do të luajnë një rol kryesor në këtë situatë.

    Por kjo do të ketë një kosto politike:mbylljen e syve ndaj abuzimeve me të drejtat të njeriut në Arabinë Saudiye dhe Jemen. Nëse do të ketë një bllokadë të naftës, ajo mund të pasohet nga një bllokadë e gazit. Por furnizimet me gaz janë jo fleksibël në një periudhë afatshkurtër.

    Do të kishte një garë të fortë për rezervat e pakta të gazit natyror të lëngshëm, dhe vendet me rezerva të mëdha valutore si Kina do ta fusnin tregun në kaos duke rritur çmimet. Në një goditje ndaj përpjekjeve për një ekonomi globale të gjelbër në të ardhmen, mund të kemi një ripërdorim masiv të qymyrit.

    Ndërkohë, tashmë është dhënë alarmi për mungesën e furnizimit me grurë, sepse Ukraina, Rusia dhe Kazakistani janë prodhuesit kryesorë. Rritja e çmimeve të ushqimeve është një lajm i keq sidomos për importuesit e mëdhenj, si Egjipti, dhe për njerëzit e varfër kudo në botë.

    Në një luftë ekonomike, ata që vuajnë më shumë janë ata që ndodhen në fundin e zinxhirit ushqimor. Por ne nuk kemi alternativë tjetër,përveçse t’i bëjmë funksionale sanksionet kundër ekonomisë ruse. Një realitet që nuk kuptohet ende në Perëndim, është se për ta bërë këtë do të kërkohet bashkëpunim, veçanërisht, nga Kina.

    Do të jetë shumë e vështirë që të bindet Pekinin se interesi i tij është tek integrimi i vazhdueshëm me ekonominë globale, dhe jo tek “miqësia e përjetshme” me një shtet të dorës së dytë në aspektin ekonomik.

    Ata që e konsiderojnë një angazhim të tillë si “Pakt me Djallin”, duhet të kujtojnë se ne fituam në Luftën e Dytë Botërore vetëm me ndihmën e Josif Stalinit. Edhe në luftën kundër Putinin, kërkohet një pragmatizëm i ngjashëm.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit