10.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A ishte Will Smith në kontroll të veprimeve të tij në Oscars?

    Gruaja ime dhe unë ishim duke parë Oscars mbrëmë kur ndodhi incidenti me Will Smith dhe Chris Rock. Chris Rock sapo kishte treguar atë që me sa duket ishte një shaka e hapur për gruan e Will Smith gjatë paraqitjes së tij në Oscars. Ishte e qartë kur kamera u përqendrua te Jada Pinkett Smith, se ajo nuk ishte argëtuar nga ajo që dëgjoi. Më pas, ju e dini si shkoi: Will Smith shkon në shkenë dhe godet Chris Rock.

    Në fillim, mund të dukej sikur ishte planifikuar paraprakisht, por shpejt u bë e qartë se nuk ishte. Më pas Will Smith u kthye në vendin e tij dhe lëshoi një deklaratë, e cila e bëri akoma më të qartë se ai ishte i pakënaqur me tentativën e Chris Rock për humor.

    Uou! A e mendoi logjikisht Will Smith para se të hidhej në skenë? Nëse do ta mendonte për pak, a do kishte zgjedhur gjithsesi të bënte veprimet që bëri? Unë mendoj se jo. Nuk besoj se një personazh i famshëm dhe me reputacion si ai i Will Smith, dëshiron të shihet duke sharë dhe sulmuar fizikisht dikë në një televizion dhe event mbarëbotëror.

    Më pas, aktori kërkoi falje për shpërthimin e tij, në fjalimin e pranimit. Nëse emocionet për një moment, kontrolluan Smith, pyes veten sa njerëz kanë patur përvoja të ngjashme. Incidente, ku emocionet i kapin dhe i shtynë të veprojnë në mënyra të që mund të mos i kishin bërë normalisht.

    Në një situatë si ajo që ndodhi mbrëmë, ndërsa mund të ketë qenë një surprizë për mua dhe pjesën tjetër të shikuesve të Oscar-it, duket se nuk është bërë asnjë dëm i vërtetë. Chris Rock mund të jetë lënduar pak fizikisht dhe interneti mund të çmendet, megjithatë, përfundimi është se të dy burrat me shumë gjasa do të ecin përpara me jetën e tyre si njerëz të suksesshëm.

    Pasojat e veprimit të emocioneve pa menduar

    Problemi më i madh është se njerëzit nuk kanë gjithmonë një shans të dytë kur emocionet rrëmbejnë kontrollin e tyre. Për shembull, nëse Will Smith do të kishte mbajtur një armë mbrëmë, a do ta kishte përdorur atë? Ka mijëra njerëz në burg për momentin që po kalojnë kohë të vështira, sepse i lanë emocionet e tyre të marrin kontrollin mbi ta dhe të kontrollojnë veprimet e tyre. Duhen vetëm disa sekonda për të humbur kontrollin, për të goditur ose qëlluar dikë. Jam i sigurt se shumë herë kur një person ka reaguar dhunshëm, mund të jetë penduar menjëherë për veprimet e tij pasi ishte tepër vonë.

    Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të jemi në gjendje të ndajmë emocionet tona nga logjika dhe të mos i ngatërrojmë të dyja. Ndjenjat tona nuk janë “ne”. Ato thjesht mendojnë se janë “ne” për një moment, shpesh fare të shpejtë dhe të shkurtër. Ne nuk duhet të lejojmë që gjithmonë ndjenjat e momentit, të kontrollojnë veprimet tona. Vetëm se kemi dëshirë të dëmtojmë dikë, s’do të thotë se duhet ta bëjmë pa e menduar dy herë. Mos harroni: Mjafton vetëm një moment i humbjes së kontrollit për të bërë diçka që mund të ketë efekt përgjithnjë në jetën tënde ose të dikujt tjetër.

    Në shoqërinë tonë, ne i kushtojmë shumë rëndësi të qenit të fortë. Ne të gjithë duam të qëndrojmë përballë njerëzve dhe të mos lejojmë veten (ose të dashurit tanë) të ngacmohen. Sot në mëngjes, shumë njerëz po flasin se si Jada Pinkett Smith vuan nga alopecia. A e dinte Chris Rock këtë? Ndoshta. Nëse e dinte, kjo sigurisht që e bën shakanë edhe më të hidhur.

    Megjithatë, në fund të fundit, e vërteta është se ishte një shaka. Nuk kishte për qëllim të ishte një sulm serioz. Ishte menduar si shaka. Nëse një humorist duhet të shqetësohet se shakatë e tyre do të nxisin dikë që t’i godasë me shuplakë, ose më keq, atëherë si mund të veprojnë humoristët?!

    Shakatë ndonjëherë janë fyese. Ato mund të jenë edhe lënduese. Nëse po, ne kemi të drejtë të shprehim pakënaqësinë tonë. Ne kemi të drejtë të mos e ndjekim humoristin. Megjithatë, ne nuk kemi të drejtë të lejojmë që shqetësimet tona emocionale të na bëjnë të kthehemi te dhuna fizike. Në minutën që bëhet normë, atëherë fjala e lirë del nga dritarja.

    Si përfundim

    Pamundësia për të ndarë ndjenjat tona nga veprimet, mund të çojë në pasoja të tmerrshme. Është e domosdoshme të kuptojmë se ne si qenie njerëzore kemi aftësinë për të mos lejuar që ndjenjat tona të na kontrollojnë. Thjesht duhet të jemi në gjendje të dallojmë ndryshimin midis asaj që ndjejmë dhe veprimeve që zgjedhim të ndërmarrim. Janë zgjedhjet tona ato që na përcaktojnë si qenie njerëzore; megjithatë, janë ndjenjat ato që mund të na bëjnë të hedhim gjithçka poshtë pa marrë parasysh pasojat.

    Jam i sigurt që Chris Rock do të shërohet nga sulmi i Will Smith. Megjithatë, ata janë me fat. Ka shumë njerëz që nuk do të shërohen sepse momenti i tyre i “humbjes” shkaktoi një rezultat të tmerrshëm që ata tani mund ta paguajnë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Nëse ne si shoqëri e vëmë më shumë theksin në të kuptuarit e emocioneve tona dhe njohim se këto emocione, nuk çojnë gjithmonë në zgjedhjet më të mira – atëherë mund të kemi një botë reflektuese dhe më pak të dhunshme!

    David Schwartz, terapist i licensuar familjesh, martesash dhe adoleshentësh

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit