Opozita, ose më saktë PD e Sali Berisha, bashkë me gazetarin e tyre kryesor, prej disa javësh janë duke këmbëngulur se Shqipëria bën trafik armësh.
Është ironike në fakt, pasi nga njëra anë akuzojnë Qeverinë se nuk prodhon armë, siç ka premtuar, nga ana tjetër, thonë se po bën trafik armësh.
Të gjithë kauzën e kanë ngritur mbi disa audiopërgjime që ua ka vënë në dispozicion një i kërkuar nga drejtësia, Arben Ahmetaj, i cili në vend që të përballet me akuzat për korrupsion, vendosi të arratiset në Zvicër.
Në përgjimet e tyre shfaqet biznesmeni izraelit Ron Yeffet, që atashohet si mik i ngushtë i Edi Ramës, dhe një ukrainase me emrin Tatiana.
Dje kanë publikuar një tjetër audiopërgjim, që thonë se është tronditës.
Sipas audiopërgjimit të zbardhur nga Çim Peka, Yeffet i propozon Tatianës, hapjen e një fabrike armësh në Sudan.
Se ku është krimi këtu dhe trafiku i armëve, vetëm Peka mund ta shpjegojë.
Problemi është, se kanë ngritur një kauzë, që është jo vetëm një bllof i madh, por edhe idiotësi.
Sepse në asnjë prej audiopërgjimeve që kanë nxjerrë, nuk flitet për trafik armësh, por vetëm për planet e biznesit të Yeffet.
Dhe për të qenë të qartë, janë veç biseda dhe plane biznesi të këtij të fundit, të cilat nuk janë konkretizuar në veprime, që të mund të kishim mundësi të flisnim për ndonjë krim apo shkelje të mundshme.
Ja audiopërgjimi i plotë i djeshëm, që në asnjë rresht nuk përmend trafikun e armëve, siç përpiqet ta shesë Çim Peka, duke marrë me vete edhe opozitën në budallallëkun e vet, në një kauzë që i nxjerr jo vetëm të paaftë në rastin më të mirë, por të mos thënë budallenj, por edhe gënjeshtarë:
Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.
Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse …
Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.
Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton …
Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.
Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem … Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj… (Thuaje.al)



