10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A mund të vijë presidenti i ri nga “jashtë vendit”?

    Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Presidenti i ri i Republikës mund të jetë edhe nga jashtë vendit.

    “Në një mënyrë a një tjetër duhet të gjejmë mënyrën për të gjetur një emër për figurën e presidentit apo presidentes së re të Republikës. Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim shqiptarëve në krye të shtetit një njeri normal, në radhë të parë.

    Presidenti mund të gjendet këtu mes nesh, por mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Do iu lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide sesi mund të organizohemi”. Këto fjalë ai i tha para deputetëve të grupit të vet parlamentar, më 24 janar.

    Në fakt, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk lë shumë hapësirë në këtë drejtim. Në nenin 86, pika 2, thuhet se “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

    Është një pohim kushtetues i qartë, që interpretohet vetëm në një mënyrë: Nëse një shqiptar nuk ka qenë në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, ai nuk e gëzon të drejtë të zgjidhet në krye të shtetit.

    Para disa javësh, kur Lea Ypi përuroi librin e saj best-seller në prani të autoriteteve të Tiranës, mediat spekulluan e thanë se asaj i është premtuar të zgjidhet Presidente. Por Lea iu referua nenit 86 të kushtetutës, dhe përcolli mesazhin se, edhe sikur ajo të donte, nuk do të mundej. Kushtetuta nuk e lejonte.

    E vetmja rrethanë që do t’i jepte kuptim togfjalëshit “jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” do të ishte nëse Rama ka në mendje ndonjë diplomat shqiptar. Por gjithsesi, në një rast të tillë ai nuk do kishte arsye të fliste për shqiptarë jashtë territorit të Republikës, pasi diplomatët, ndonëse shërbejnë jashtë, llogariten si shtetas të Shqipërisë.

    Të mos ketë ide Rama, vallë, mbi nenin 86 të Kushtetutës?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit