12.5 C
Tirana
E diel, 5 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    A po paralajmëron Edi Rama largimin nga Partia Socialiste?

    Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme gjatë një takimi në Vlorë, disa të rinj i kanë dhuruar një tufë të  me trëndafila. Rama tha se trëndafilat do të ishin vite plus për qeverisjen e PS edhe nëse në krye nuk do të ishte ai vetë.

    “Tani unë e kam ditëlindjen në katër korrik kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot.

    Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë jetë plus të gjitha vitet e tjera që PS do vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me mua deri atëherë por rëndësi ka me Partinë Socialiste.

    Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend siç investohet PS”, u shpreh Rama pas dhuratës që i bënë të rinjtë.

    Kjo fjali e kryeministrit ngre pikëpyetje se pas disa vitesh Edi Rama do largohet nga Partia Socialiste dhe stafetën do ua lërë të tjerëve. Ai nuk e përcaktoi datë fikse por duket se dhe ai është i ‘lodhur’ nga drejtimi i kësaj partie prej 17 vitesh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit