spot_img
spot_img

A shpërtheu në kritika se është “tërbuar” për listën e kandidatëve për deputetë? Erion Braçe: Unë kam hallin e fshatarëve

spot_img

Kritikat që deputeti socialist Erion Braçe bëri dje në Komisionit të Ekonomisë dhe Financave janë interpretuar nga disa media si “tërbim” i Braçes që nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.

Por Braçe në një reagim në rrjetet sociale e mohon kategorikisht këtë pretendim.

Deputeti socialist thotë se nuk ka luftuar për karrige, por për njerëzit dhe në këtë rast, konkretisht për bujqësinë.

“Unë i tërbuar për listën?

Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë vetja, unë, karriera, karrigia ime, po ka qenë puna ime si shërbim ndaj njerëzve për vite me radhë.

Fshati, bujqësia, populli i fshatit e bujqësisë, puna e tyre, prodhimi i tyre, ekonomia e tyre dhe ekonomia e vendit ku ajo është pjesë jetike.

Ky është tërbimi im dhe arsyeja e tij.

Mbi te gjitha kur me genjejne!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit