6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Adele emocionon me fjalimin e saj në “Brit Awards 2022”!

    Adele kryesoi fituesit në mbrëmjen 8 shkurtit në Brit Awards 2022, duke marrë tre çmime në ceremoninë prestigjioze. Ikona e muzikës triumfoi teksa u zgjodh “Artisti i Vitit”, “Albumi i Vitit për 30” dhe “Kënga e Viti” për “Easy On Me”.

    Ajo mbajti një fjalim emocionues teksa falënderoi ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki dhe djalin e tyre Angelo.

    “Dua të falënderoj të gjithë ata me të cilët punoj, por dua t’ia dedikoj këtë djalit tim dhe Simonit, babait të tij, ky album ishte i gjithë udhëtimi ynë, jo vetëm i imi.

    Jam shumë krenare për veten time që kam qëndruar pas armëve të mia dhe kam nxjerrë një album për diçka kaq personale, jo shumë njerëz bëjnë më gjëra të tilla. Djali im ka qenë kaq i sjellshëm dhe i duruar me mua gjatë viteve të fundit, kështu që kjo është për të”, tha ajo.

    Kujtojmë që Adele dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2011 dhe mirëpritën djalin e tyre, Angelo, në tetor të vitit 2012. Gjashtë vjet më vonë në vitin 2018 ata u martuan dhe një vit më pas njoftuan ndarjen e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit