22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Afera korruptive me inceneratorët, gati prangat për deputetin socialist Alqi Bllako

    Prokuroria e Posaccme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mori miratimin nga gjykata për arrestimin e anëtarëve të komisionit të koncesionit të incineratorit të Fierit për “abuzim me detyrën” ndërsa arrestoi administratorin Arenc Myrtezani për korrupsion aktiv dhe shtoi akuza për ish-ministrin Lefter Koka dhe pronarin e incineratorëve Klodian Zoto, i cili është në arrati.

    Ndërkohë pritet edhe arrestimi i deputetit socialist, Alqi Bllako.

    SPAK bëri të ditur se deputeti Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 15 milionë lekë. Mbi Bllakon nuk ka masë sigurie pasi ai gëzon imunitet parlamentar dhe para arrestimit, prokurorisë do t’i duhet të marrë miratimin e parlamentit.

    “…nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë,” bëri të ditur prokuroria.

    “Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg””, vijon më tej njoftimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit