Kryetari i Partisë Mundësia ka deklaruar në emisionin “Log” se synon të bëhet Kryeministër i Shqipërisë.
Agron Shehaj, u shpreh se ka për qëllim krijimin e një qeverie të pastër, me integritet dhe të pakorruptuar.
“Partia Mundësia synon që të rrisë votat. Unë dua të bëhem kryeministër. Kur krijon një parti politike, dhe ke një rrugë të vështirë, normalisht që synon që në të ardhmen që të jesh kryetar i qeverisë.
Partia Mundësia ka si qëllim t’ju japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar. Nëse do jem unë kryeministër a Erald Kapri, a Barbara Doda a ndonjë politikan i ri, këtë nuk e di, por ne duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar”-tha Shehaj.