spot_img
spot_img

Ergys Agasi u godit pasi sfidoi kompaninë anglo-amerikane të cigareve?

spot_img

Djali i Bardhyl Agasit, eksponent i PS, Ergysi është arrestuar gjatë një operacioni policor në zonën e Plepave teksa kthehej nga Elbasani, në praninë e një ish- zyrtari policor.

Ergys Agasi thonë se ka bërë shumë gjëra.

SPAK e akuzon për grup të strukturuar kriminal, ndërhyrja në tendera e korrupsion aktiv. Opozita thotë se ai ishte koordinatori i krimit i PS me grupet Elbasanit (Çopja, Çela,) dhe të Durrësit (Poja).

Kolegët shtojnë gjëra të tjera.

E vërteta është se Ergys Agasi kishte bërë shumë armiq brenda e jashtë vendit.

Sidomos jashtë vendit duke bërë kontrabandë cigaresh (Lucky Strike, etj) nga Librazhdi drejt Maltës e Turqisë, me dëm ekonomik për koorporatën e British American Tobbaco, me seli rajonale në Beograd.

Disa monopole të cigareve janë ndërkombëtare dhe hetimet e SPAK për këtë kontrabandë janë nisur nga sinjalizime anglo-amerikane.

Agjentët e BKH i shkuan në zyrë duke sekuestruar 7 aparate telefonike, mjete elektronike dhe gjëra të tjera, që më pas hapën dosjen AKSHI.

Monopoli i British Tobbaco me Shqipërinë është vendosur para ardhjes së Demokracisë me Dy Gishta. (Lavdrim Lita)

Lajmet e fundit