spot_img
spot_img

“Ai është bashkudhëtari im”, Grida Duma pranon bashkëjetesën me Ervin Salianjin

spot_img

Grida Duma ka komentuar shkurt dënimin e ish-kolegut të saj deputet i PD-së, Ervin Salianji, në nisje të emisionit “Top Story”.

Duma është shprehur se Salianjin e njeh dhe e di shumë mirë se si bashkërrugëtar i saj, ai zgjodhi që identitetin e tij politik ka ndërtojë duke denoncuar, edhe atëherë kur vetë PD-ja ngurronte.

“Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik”, u shpreh ndër të tjera Duma, ndërsa mezi i mbante lotët.

“Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit.

Kujtojmë se Duma dhe Salianji përflitet prej vitesh se kanë një lidhuje romantike bashkë.

Lajmet e fundit