spot_img
spot_img

“Ai më pëlqen”: Babai i Gigi Hadid flet për të bijën dhe Leo DiCaprio-n

spot_img

Lart e poshtë flitet se Leo dhe Gigi janë çift, por e kanë marrë me terezi. Ndërkohë që asnjëri nuk ka thënë asgjë, heshtjen e ka thyer Mohamed Hadid, i ati i Gigi-t.

Ai ka thënë për “DailyMail” se Gigi dhe Leo janë miq dhe e njohin prej kohësh njëri-tjetrin.

“E kam takuar z. DiCaprio në St. Tropez 4 apo 5 vite më parë dhe është një burrë i mirë”, tha ai.

73-vjeçari shtoi edhe se i pëlqen aktori.

Ndërkohë, për thashethemet e lidhjes tha se:

“Nuk kam folur me time bijë për z. DiCaprio. Nuk besoj se po takohen. Mendoj se janë miq të mirë, por s’e di”.

Lajmet e fundit