11.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Aktiviteti kriminal i hoxhës Ahmed Kalaja nga nxitja e urrejtjes tek sulmet ndaj faqeve onlinë përmes Arbër Shimilit i dënuar për plagosje të rëndë me dashje

    isa fakte, evidenca dhe lidhje shqetësuese i japin hoxhës influencer dhe showman Ahmed Kalaja natyrën dhe profilin e një personazhi mafioz. Ahmed Kalaja dyshohet se qëndron pas një grupi i gjurmuar nga Antiterrori, i cili operon te xhamia ‘Dine Hoxha’, pjesërisht i dënuar për përhapje urrjetje mes besimeve, por anëtarë të këtij grupi, për llogari të Ahmed Kalasë, janë angazhuar edhe në krime kibernetike dhe sulme për mbyllje të faqeve kritike në rrjetet sociale.

    Ahmed Kalaja akuzohet se është angazhuar me IT-të e tij edhe për të penguar Antiterrorin dhe Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm të grupit të tij. Më konkretisht, gjyqtarja e Gjykatës Penale të Tiranës, Marçela Shehu ka marrë në shqyrtim një dosje të Prokurorisë për veprën penale “nxitja e urrejtjes ose grindjeve“, me të pandehur hoxhën Ahmed Kalaja.

    Neni 265 i Kodit Penal parashikon që “nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet“.

    Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, Drejtoria e Antiterrorit, ka referuar një grup personash pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë për nxitje urrejtje dhe përçarje në mesin e besimeve, përmes broshurave, fletëpalosjeve dhe rrjeteve sociale. Në krye të grupit dyshohet se qëndron Ahmed Kalaja, ndërsa anëtarë të identifikuar nga Antiterrori, të komfirmuar nga prokuroria dhe të dënuar nga gjykata janë; Fatjon Brika, Violemt Dërmyshi dhe Endri Shpati, të akuzuar dhe dënuar për nxitje urrejtje, ndërsa Arbër Shimili, i akuzuar dhe dënuar për pengim të drejtësisë.

    Fatjon Brika, Violemt Dërmyshi, Endri Shpati dhe Arbër Shimili kanë pranuar gjykim të shkurtuar, duke përfituar ulje dënimi, ndërsa për hoxhën Ahmed Kalaja vijon gjykimi normal. Duhet theksuar se në faqen e Gjykatës së Tiranës rezulton se hoxha Ahmed Kalaja është në gjykim për nxitje urrejtje, ndërsa në dosjen e Prokurorisë së Tiranës Kalaja rezulton se akuzohet vetëm për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Ahmed Kalaja sulme ndaj faqeve online përmes Arbër Shimili

    Në shkurt të vitit 2025, Arbër Shimili, lidhje e Ahmed Kalasë dhe me precedntë penalë (i dënuar për plagosje të rëndë me dashje), është shpallur fjator nga gjykata për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Sipas vendimit të gjykatës, Shimili ka ndërhyrë në pamjet filmike duke mbuluar fytyrat e të akuzuarve dhe të dënuarve për përhapje urrejtje, me qëllim për t’i shpëtuar nga përgjegjësia penale.

    Arbër Shimilli vijon të veprojë për llogari të Ahmed Kalasë, duke u agazhuar në censurimin dhe mbylljen e faqeve në rrjetet sociale, përmbajtje e të cilave nuk i pëlqen Kalasë. Edhe pse i dënuar dy herë nga gjykata, Shimili, me marifetet e tij, ka goditur faqe të njohura dhe me impakt në rrjetet sociale, të cilat kanë ekspozuar informacione për hoxhën Ahmed Kalanë.

    Prapaskena mëson se disa avokatë po punojnë për plotësimin me fakte dhe prova të një dosje të re penale për veprimtarinë e dyshuara kriminale në fushën kibernetike të Ahmed Kalasë dhe Arbër Shimilit, dosje e cila do të referohet në Prokurori. Bëhet fjalë për një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili vepron për interesa të hoxhës Ahmed Kalaja.

    Vëllai i Arbër Shimilit, Denis Shimili, rezulton në listën e personave që kanë shkuar në Siri. Në maj të vitit 2012, Denis Shimili u arrestua nga Sektori i Antiterrorit në Policinë e Tiranës, pasi iu gjetën dy mina me celular. Ai është monitoruar dhe ka qenë i dyshuar për përgatitjen e ndonjë akti të mundshëm terrorist.

    Shimili nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka shpjeguar se eksplozivin që kishte në banesë e përdorte për peshkim. Pretendimi i tij është mbështetur edhe vëllai i tij binjak, Arbër Shimili. Gjithsesi, fakti që hoxha Ahmed Kalaja rrethohet dhe bashkëpunon me persona të dënuar disa herë për vepra të rënda penale, është shqetësues dhe duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për autoritetet ligjzbatuese shqiptare, sidomos për Antiterrorin dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. (Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit