19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aleksia tregon reagimin e Niko Peleshit për lidhjen me Romeo Veshajn

    Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi është mjaft e komentuar për lidhjen e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

    E ftuar tek “Rudina” këtë të premte, Aleksia ndër të tjera foli edhe se s’i u prit lidhja e saj me aktorin Veshaj. Aleksia tha se të atin kishin filluar ta uronin për fejesën e vajzës.

    Aleksia Pekeshi: Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.

    Pyetje: Pse mendon se ke bërë gabim?

    Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

    Pyetje: Dhe ti çfarë i thua?

    Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.

    Pyetje: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?

    Aleksia Peleshi: Nuk flas më.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit