Ish-demokratja Alesia Balliu ka reaguar ashpër ndaj Flamur Nokës pasi ky i fundit në një postim të bërë ditën e sotme në rrjet tha se politikania nuk i ka ofruar asgjë PD-së, duke i mohuar asaj kontributin e dhënë për partinë në fjalë.
Në postimin e tij Noka shkroi se Balliu është bërë pjesë e partisë të kryesuar nga Adriatik Lapaj, diçka të cilën ish-demokratja e mohoi duke i kërkuar sekretarit të Berishës të vërtetojë me dokumente se si firmosi ajo për “Shqipëria Bëhet” .
“Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ke shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet’” shkroi Balliu në reagimin e saj.
Më tej Balliu shkroi se ajo nuk i trembet reagimeve të Nokës të cilin e cilëson si llumin e PD-së që ka vjedhur shtëpitë e qytetarëve. Në reagimin e saj, Alesia Balliu bërii edhe një akuzë të fortë pasi thotë se Flamur Noka është rrahur nga ish bashkëshorti i një deputeteje aktuale të PD-së, me të cilën sipas saj Noka ka udhëtuar në Itali.
“Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu” shtoi më tej ish-demokratja.
Në përmbyllje të reagimt të saj Balliu paralajamëroi sekretarin e Partisë Demokratike se do ta zhburrëronte në mes të Tiranës. Ndërsa dha dhe një mesaxh për djalin e liderit demorkat, Shkëlzen Berishën për të cilin tha se së shpejti do të zbulohen pazaret që bëhen në kurriz të demokratëve.
“Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!” përfundoi reagimin e saj Balliu.
Reagimi i Alesia Balliut:
Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ke shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet”.
Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu.
Flamur, ashtu siç të zhburrëruan në Vorë, unë do të të zhburrëroj në mes të Tiranës, sepse nuk i frikësohem lëtyrave si puna jote.
Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!



