spot_img
spot_img

Andi Bushati bën sikur zihet dhe largohet nga emisioni, pastaj kthehet për të debatuar me Flamurin

spot_img

Andi Bushati, bën shpesh herë gjeste nëpër emisione, për të përbërë lajm.

Këtë ka bërë edhe një natë më parë tek Ylli Rakipi, ku u ngrit i revoltuar dhe tha se po largohet nga emisioni, pasi e bezdisnin ndërhyrjet e Klodiana Lalës dhe Ola Xamës.

Por menjëherë pas këtij shou, që u bë lajm në shumë portale, ai u kthye për të debatuar me Flamur Nokën.

Andi Bushati: Ai ju ka grirë që tani votat e diasporës, jeni 70-30 në diasporë…

Flamur Noka: Kini durim ju…

Andi Tela: Po thua që ai nuk do të ketë mundësi të vjedhë dhe manipulojë?

Flamur Noka: Edi Rama, sot e ke vënë re, që kur ka zbritur LaCivita i ka rënë hija e vdekjes?

Ylli Rakipi: Pra fitoni me LaCivita…

Flamur Noka: Kishte një Edi Ramë që qeshte..

Ylli Rakipi: LaCivita ju rrëmbeu ndonjë para dhe ikën, ju po menduat që fituat me këtë…

Ergys Mërtiri: Duke bërë koalicion me këta, përcillni publikut idenë se na duhet edhe vota e Gjuzit.

Flamur Noka: Edhe vota e atyre që nuk takoj dot unë. Çdo votë e tyre është votë djerse dhe dinjiteti dhe jo votë hajdutësh. Këta nuk janë hajdutë dhe kriminelë.

Lajmet e fundit