15.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Andi Bushati thirrje për dhunë në protestën e Berishës: Por unë vetë nuk dal në shesh, do bëj vëzhguesin

    A e bindin analistin Andi Bushati çështjet për të cilat lufton opozita?  Kjo ishte pyetja që i drejtoi Erla Mëhilli në studion e “Now” në Euronews Albania.

    Analisti deklaroi se nuk do të jetë në shesh më 12 nëntor.

    “Unë nuk dal kurrë në manifestime sepse ose do bësh vëzhguesin, ose do bësh pjesmarrësin. Unë me ata gazetarë që duhet të jenë edhe protagonistë, edhe analizojnë mbrapa nuk shkon,” – u shpreh Bushati.

    Bushati thotë se Edi Rama nuk i trembet protestës së opozitës pasi i ka në dorë të gjitha pushtetet.

    Ai u shpreh se protestat kanë vlerë në një sistem demokratik ku mund të thyesh edhe ndonjë xham apo të shash edhe qeverinë, por jo në Shqipëri ku të nesërmen çdo gjë vijon njësoj.

    Sipas tij, një pjesë të ‘meritës’ në këtë vetësiguri të Ramës e ka edhe media.

    “S’ka asnjë arsye që t’i trembet protestës. Protestës mund t’i trembet Macron. Protesta kanë vlerë në një sistem demokrat ku mund të thyesh edhe ndonjë xham, të shash edhe qeverinë por pjesa tjetër e shoqërisë do funksionojnë njësoj të nesërmen.

    Një njeri që i ka të gjitha valvulat e shoqërisë në dorë s’i trembet asgjëje. Ka disa arsye pse Rama s’e ka frikë protestën se televizionet do t’i shtojnë qilima. Në një vend ku një njeri i kontrollon të gjitha nuk ka frikë nga protestat”, tha Bushati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit