spot_img
spot_img

Angela Martini denoncon grabitjen në shtëpinë e saj në Los Angeles

spot_img

Angela Martini ka bërë të ditur se banesa e saj në Los Angeles është bërë objekt i një grabitjeje, duke ndarë me ndjekësit detaje nga ngjarja përmes rrjeteve sociale.

Modelja shqiptare, e cila jeton në SHBA me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, dhe djalin e tyre, tregoi se autorët kanë hyrë në pronën e saj dhe kanë marrë disa prej çantave të saj me vlerë.

Një ditë pas incidentit, ajo publikoi edhe pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë, ku shfaqen persona të maskuar gjatë momentit të grabitjes. Përmes postimeve, Martini ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve të tilla në zonën ku banon, duke theksuar se vetëm pak ditë pas ngjarjes së saj, në të njëjtën lagje u raportua edhe një tjetër vjedhje.

Në reagimin e saj, modelja ka etiketuar edhe autoritetet policore, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj sigurisë.

“Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti ndalon së kushtuari vëmendje,” është mesazhi që ajo ka ndarë krahas pamjeve të publikuara.

Lajmet e fundit