9.5 C
Tirana
E premte, 3 Shkurt, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    Anila Basha krijon “kombëtaren e gazetareve shqiptare”: Dua mbështetjen tuaj për futbollin e vajzave

    Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, njëherazi drejtuese e sektorit të futbollit të vajzave ka zgjedhur një mënyrë të veçantë të mbyllë këtë vit, duke mbledhur vajzat gazetare të mediave të ndryshme në një drekë festive dhe dhuratave për to, nga një bluzë uniformë të kombëtares shqiptare, të personalizuar, me emrat e vajzave dhe numrat datën e tyre të lindjes.

    “Nuk është e thjeshtë të bësh një kombëtare të tillë, u tha Basha vajzave, që duhet thënë u surprizuan nga dhurata e veçantë dhe nxituan të gjitha ta veshin bluzën e kombëtares shqiptare, duke pozuar po ashtu në foto.

    “Kam nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Futbollin e konsiderojnë një sport të djemve, por nuk është kështu. Sot që flasim unë drejtoj komisionin e KE të FSHF për vajzat dhe kërkoj ndihmën tuaj për të dhënë sadopak kontribut me mbështetje për futbollin e vajzave. Disa prej jush e ndjekin futbollin dhe ekipet e tyre të zemrës, disa të tjera nuk janë të lidhura fare me këtë sport; por sot, kjo fanellë ju bën të gjithave nga pak tifoze kuqezi apo më shumë se një skuadër futbolli.

    Më jepni një dorë të shpërndajmë lajmet e mëdha të futbollit të vajzave në të gjitha mediat tuaja. Sa më shumë ndërgjegjësim në opinionin publik, sa më afër të jemi me njëra tjetrën, aq më shumë masivizojmë këtë sport për të gjithë fëmijët. Ju jeni zëra të fortë publik, ndaj unë do ta shfrytëzoj këtë takim miqësor pikërisht për këto mesazhe që dua të përcjell” tha Basha në hapje të kësaj dreke festive.

    Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në rrjetet sociale secila prej vajzave gazetare hodhën fotot me bluzën e kombëtares. Dhe padyshim ky ishte një mesazh i qartë: futbolli i bashkon të gjithë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit