Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar këtë të hënë të “Rudina” për të promovuar albumin e saj të ri “N’Tiranë”.
Gjatë bisedës në studio këngëtarja konfirmoi për herë të parë se prej vitesh ajo po shijon një histori të bukur dashurie.
Teksa Anxhela u pyet se kush janë njerëzit që ajo ka larg në këtë moment të jetës: “Për momentin jam afër me të gjithë”, iu përgjigj Anxhela dhe menjëherë pas kësaj, pati edhe një përgjigje konkrete për pyetjen e radhës:
“Edhe me të dashurin e zemrës?” “Po….”, tha ajo, duke konfirmuar në këtë mënyrë kështu lidhjen e dashurisë.
Më tej, këngëtarja tha se në shumë raste ka ‘gënjyer’ kur është e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje…”, tha ajo.
Anxhela zbuloi se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.