spot_img
spot_img

Arbana në TV Klan: Moderatorja do të ndajë skenën me Alketa Vejsiun

spot_img

Arbana Osmanin do ta shohim sërish përpara ekranit pas një shkëputjeje 2-vjeçare.

Surpriza është zbuluar dhe Arbana do të bashkëmoderojë me Alketa Vejsiun spektaklin e sotëm të X Factor Albania, që është dhe mbrëmja finale e show-t.

Revista Class lajmëroi se Arbana Osmani do të jetë e ftuara speciale e mbrëmjes. Bashkimi i dy prej moderatoreve më të njohura për publikun shqiptar, është një moment që ndodh për herë të parë, kjo prej karrierave që Arbana dhe Alketa kanë ndërtuar në dy televizione konkurrente, respektivisht Top Channel dhe Tv Klan.

Tani që Arbana e ka larguar shoqërimin e emrit të saj nga logoja e Top Channel-it, duket se moderatorja është më e hapur për të provuar eksperienca të reja.

Lajmet e fundit