spot_img
spot_img

Arbana-Oltës: Po bën lojë të shëmtuar!

spot_img

Mes Oltës dhe Zhaklinës, pati një debat për mënyrën e të sjellurit të Oltës ditët që lamë pas. Në mënyrë të veçantë, Arbana dhe Zhaklina iu drejtuan Oltës, për shprehjen e saj, se ajo ka informacion për jetën e banorëve jashtë shtëpisë së BBVA.

Zhaklin: Më vjen keq që sa herë flas, më duket sikur bëj zyshën e edukimit. Mendoja se Olta, duke qenë më e madhe, do e ndihmonte Efin. E kuptoj që ke probleme me nervat, por komenti “Nuk ndryshoj dot”, nuk vlen. Je vajzë e zgjuar Efi, unë të njoh shumë mirë.

Për Oltën, e kuptoj që u mërzit shumë kur e shpalla Efin shefe të diplomacisë, por ti gjithashtu ke përdorur fjalë dhe veprime manipuluese kundrejt Efit. As ti nuk je e pastër plotësisht. Nuk i besoj deklaratave të juaja, pas debateve. Ne e shohim anën pozitive dhe negative të të dyjave ju. Efi bëri lojën e grupit dhe ti u zhgënjeve. Kështu shikohen gjërat jashtë Olta. Shohim çdo bisedë dhe situatën e kemi shumë të qartë.

Olta: Çfarë kam manipuluar unë?

Zhaklin: Situatën me sirtarin sot në mëngjes.

Olta: Po më shtyu.

Zhaklin: Po jo moj Olta se nuk të preku. Në shikojmë çdo gjë që ju bëni. Nuk dua të godas asnjërën nga ju. Të shesësh moral është shumë e thjeshtë.

Olta: E ke gabim.

Zhaklin: Jo nuk e kam fare gabim. Ti ke thënë se Efi është e egër. Ke supozuar se ke informacione që mund ta nxjerrin Efin jashtë. Ti ke fajet e tua.

Olta: Të gjithë kemi informacione për njerëzit këtu.

Arbana: Është shume e shëmtuar kjo që bën ti Olta. Edhe të tjerët aty brenda kanë informacione për ty. Askush nuk mund të gjykojë jetën e dikujt tjetër. Të lutem të japim këtë mesazh, që çdo njeri ka të drejtën e tij, ta jetojë jetën si të dojë.

Zhaklin: Olta ne nuk shohim vetëm këtë video. Ne ju ndjekim 24 orë.

Olta: E ke parë atë gjuhë që Efi përdor kundrejt meje?

Zhaklin: Kur je grua, nuk thua më, kjo jam unë. Por, korrigjon gabimet e tua.

Olta: Unë e pash veten herën e kaluar, jam shumë krenare për veten.

Zhaklin: Problemin me Efin, ku e ke?

Olta: Efi bën sjellje pa edukatë.

Zhaklin: Ti mendon se Efi është agresive me ty?

Olta: Jo, ajo është agresive me të gjithë.

Zhaklin: Ti ke gabimet e tua. E ke të qartë?

Olta: Mua më tha Efi nuk kam asgjë personale me ty.

Zhaklin: Ti ke ndonjë përgjegjësi në këtë marrëdhënie?

Olta: Nuk e kam fyer asnjëherë.

Lajmet e fundit