8.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arbër Hajdari i la pa punë opinionistët mediokër të ekraneve

    Nga Bledi Mane

    Nga terreni ku ndërtohen shtëpi e shkolla te studiot televizive. Nga shpërndarje ndihmash për njerëzit në nevojë te debatet sociale në ekrane. Nga aksioni i gjallë në debat të ndezur…

    Më gjeni emrin e një opinionisti që paradite punon, prek realitetin, ndihmon shpirtërisht e fizikisht, ndërmerr aksione konkrete e në darkë debaton i çliruar e i plotësuar.

    Debaton pa inate personale e mllefe partiake, analizon pa frustrim e pa mungesa bazike organike e erotike.

    Merrini me radhë mysybetërit e ndryshkur Olti Curri, Shkullaku, Tela, Bushati, Konomi, Vangjeli, Zogaj, Qorri dhe pyetini a kanë prekur me dorë punë konkrete përveçëse çdo mbrëmje perversojnë mediokritetin dhe dembelizmin në sytë e veshët tanë derisa një mbrëmje u shfaq në ekranin e Big Brother Arbër Hajdari.

    E sulmuan 3 javët e para por e ndoqën 3 muaj rresht dhe tani kanë heshtur.

    Gojët e liga qē mbetën pa punë ngaqë audienca u ra e i braktisi. Dhe është braktisje jo vetëm mediatike por edhe endemike, cinike.

    Papunësia u rrit por u rrit njëkohësisht cilësia e logjikës dhe ligjërimit publik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit