0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Argatët mediatik të Berishës, që sulmojnë dhe të vdekurit

    Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madalenë Albright, e cila ka luajtur rol të madh në luftën e NATO-s kundë Serbisë për të çliruar Kosovën, ndërroi jetë këtë javë në moshën 84-vjeçare.

    Humbja e saj natyrisht që trishtoi shqiptarët, për atë që ajo ka bërë për Kosovën, ndryshe nga serbët, që u gëzuan dhe këtë gjë madje e shfaqën edhe publikisht.

    Por çuditërisht, ka edhe në Tiranë njerëz, që janë mërzitur pse shqiptarët dhe politikanët e trojeve shqiptare, reaguan të trishtuar për humbjen e saj.

    Një prej tyre është drejtori i televizionit të Sali Berishës, Andi Bejtja.

    “Ka ca që as kur i ka vdek gjyshja nuk janë merzit kaq shumë dhe nuk kanë bërë kaq postime sa për Madalene Allbright, madje ngushellojnë dhe veten për të….. Ta kenë dasht kaq shumë thu?! Dilemë e madhe”, shkruan ai.

    Natyrisht, Bejtja nuk është budalla, që të mos e kuptojë rëndësinë e figurës së Albright për shqiptarët.

    Por pse reagoi i revoltuar ai publikisht?

    Ka kohë në fakt, që Berisha nëpërmjet mediave dhe njerëzve të tij, duan të shembin mitin amerikan në Shqipëri, meqë e shpallën atë “non grata”.

    Por e kanë të kotë, pasi atë që ka bërë Amerika për shqiptarët, nuk mund ta zhbëjë dot një plak që ka furnizuar ushtrinë serbe kur bombardonte shqiptarët, bashkë me argatët e tij mediatikë,

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit