spot_img
spot_img

Artan Hoxha: Ergys Agasi ka video “me pullë të kuqe” të zyrtarëve të lartë

spot_img

Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë lidhur me aksionin e fundit të SPAK ndaj Vlora Hysenit e Ilir Prodës sa u takon hetimeve për Ergys Agasin.

Hoxha tha se Agasi ka pasur në zyrën e tij materiale shantazhuese dhe komprometuese jo vetëm në formën e dokumenteve, por edhe video “me pullë të kuqe”.

Ai shtoi se zyrtarë të lartë të shtetit janë filmuar nga Agasi në situata intime me qëllim që më pas t’i shantazhonte.

“Provat janë aty. S’ke nevojë, t’i ka lënë Gysi në zyrë, e do me shkresë, me vulë të thatë, të njomë, e do me audio, me video, e do me video me pullë të kuqe, ai i ka lënë të gjitha aty.

Problemi i SPAK është që i duhet një programues që t’i ndajë videot me foldera, sepse kur dalin këto me pullë të kuqe edhe ata çoriento­hen. I ka dhe ato, sepse ato janë prova shtrënguese”- tha Hoxha në Euronews duke shtuar më tej:

“Nëse ti lejon zyrtarë të rëndësishëm të shtetit shqiptar të filmohen atje në këto situata, çfarë mendon ti se ai do bëjë detyrën? Ai është kapur atje, ku do vejë. Ajo që nuk dimë është Rama ai që i është ulur në gjunjë, apo Gysi, Ramës”.

Lajmet e fundit