Vlora Hyseni nuk kishte vetëm marrëdhënie intime me Ergys Agasin.
Ajo e njoftonte Ergys Agasin edhe për takimet e punës me kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e Policisë, si dhe ndante edhe informacione për emërime të mundshme politike.
Hyseni u mor në pyetje nga SPAK më 18 shtator, pasi në makinën e biznesmenit Ergys Agasi u gjetën 9 faqe wordi me të dhëna sekrete të SHISH.
Të njëjtat burime thonë se para prokurorëve të Posaçëm, Vlora Hyseni ka pranuar se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me me Ergys Agasin deri ditën e arrestimi, duke pretenduar se ai ka qenë bashkëpunëtor i SHISH.
Vlora Hyseni tha në SPAK se për diagramat e SHISH të gjetura në makinën e Agasit do kthente përgjigje me shkrim.
Pjesë nga dosja:
Shtetasja Vlora Hyseni nga numri ******** i dërgon mesazhin “Cfare na bene o Zor”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do të takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijnë tek ai “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.
Më datë 24.08.2026 “Neser duhet ta takoj km ne 830”. Në mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do takohet; “Me doli nje takim urgent… Me sauditet… Kthehem neser ne ks prape”.
Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se; “Skenderi me thirri me u taku te henen …(Skender Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresoj qe ka porosit km….”



