11.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arjan Çani: Më 8 janar duhet të kishte viktima tek selia e PD

    Gazetari Arjan Çani thotë se më 8 janar, kur dy grupimet e Partisë Demokratike u përplasën në godinën e kësaj force politike, duhet të kishte viktima dhe heronj.

    Çani u shpreh se kishte arsye të mëdha që të ndodhte diçka e tillë.

    “Unë do ta legjitimoja nëse do bëhej edhe më shumë se kaq. Për mendimin tim, nuk u bë ndonjë gjë e madhe, nuk pati as të plagosur rëndë, as të vrarë, asgjë. Pavarësisht se u duk sikur kishte përleshje, nuk kishte ndonjë gjë të madhe.

    Arsyet duhet të ishin të tilla, në një vend normal që duhet të kishte patjetër viktima atje, të kishte heronj, ose viktima, nuk ka rëndësi. Fakti që nuk pati asgjë, më shumë mbetet një kronikë”, theksoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit