16.5 C
Tirana
E premte, 24 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arjan Konomi në vend të Arbër Hajdarit në sezonin e ardhshëm të Big Brother?

    Në She’s On Air u transmetuan disa momente nga festa që pasoi finalen e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë të këtij edicioni ndanë emocionet dhe reflektimet e tyre pas përfundimit të spektaklit. Në mesin e intervistave spikati edhe një bisedë e shkurtër me dy opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi.

    Gjatë intervistës, Hajdari u pyet ta përmbledhë këtë sezon me një fjali të vetme, dhe ai u përgjigj pa hezitim:
    “I jashtëzakonshëm.”

    Ai vijoi duke theksuar se ky edicion ishte ndër më të veçantët, duke nënvizuar edhe rolin e rëndësishëm të Top Channel në sjelljen e formateve të suksesshme për publikun shqiptar. “Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po, ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm,” u shpreh ai.

    Një tjetër moment interesant i intervistës ishte kur ai u pyet për mundësinë e rikthimit si opinionist në sezonin e ardhshëm. Për këtë, Hajdari u tregua më i rezervuar, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare:

    “Nuk e di, varet… nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme, ndoshta nuk jam.”

    Ndërkohë, kur u ngacmua për mundësinë që vendin e tij ta zinte Arjan Konomi, ai nuk kurseu vlerësimet për kolegun, duke treguar respektin profesional që kanë ndaj njëri-tjetrit. “Arjan Konomi është profesor i kësaj pune,” tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit