Një mama single u bë së fundi pjesë e “Përputhen”, por opinionisti Arjan Konomi e priti me skepticizëm, duke thënë se Ciljeta nuk është aty për të gjetur dashurinë por në kërkim të famës. Ndërkohë, gjatë debatit edhe ai vetë pohoi se është në një lidhje dashurie.
Çiljeta: Arjan ti do dashuroheshe me dikë që e sheh nga televizori? Pa e njohur? Pa biseduar? Pa e ditur se çfarë tipi ka?
Arjani: Unë nuk shkoj në një emision pa e parë se çfarë është ai emision. Ti thua e kam parë 20 minuta “Përputhen” nuk i njoh djemtë edhe vjen këtu të gjesh dashurinë.
Çiljeta: Të duhet kohë për ta njohur dikë
Arjan Konomi: Nga televizori e sheh fillimisht kush është më i miri, kush është më tipi, bën një krahasim
Çiljeta: Unë do ta njoh vetë personalisht. Arjan, ti një person do e njihje nga televizori apo do e njihje vetë?
Arjani: Po ç’ke me mua? Fol për vete
Çiljeta: Po pse nuk e ke gjetur ti atëherë?
Arjan Konomi: Ku e di ti që nuk e kam gjetur?
Çiljeta: Atëherë bëje publike dhe ti nëse e ke gjetur
Arjani: Ke ardhur të më tregosh mua ta bëj publike apo mos ta bëj publike? Unë e kam gjetur, e kam gjetur.