10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arjola Demiri së shpejti moderatore në këtë emision!

    Aktorja e njohur Arjola Demiri do të rikthehet sërish pranë publikut të Kosovës.

    E ftuar së fundmi në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Arjola zbuloi se do ta shohim si moderatore shumë shpejt në emisionin “Ndali dritat”.

    Krahas aktrimit që jemi mësuar ta shohim në ekranet shqiptare, disa sezone më parë, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

    “Unë shpresoj t’i ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës”, u shpreh Arjola.

    Moderatorja tregoi se në sezonin e ri emisioni do të vinte dhe me një ambient ndryshe pasi një studio e re po ndërtohej posaçërisht për këtë show.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit