20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Armando Duka kërkon të “vjedhë” suksesin e Kombëtares

    Shqipëria ka bërë për herë të dytë historinë duke u kualifikuar në Europian. Kuqezinjtë morën një pikë të artë duke barazuar 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani. Menjëherë sapo gjyqtari i dha fund ndeshjes nisi festa kuqezi në çdo cep të globit ku ndodhen shqiptarë.

    Por ajo që ra në sy ishte posteri i Federatës Shqiptare të Futbollit për festën e kualifikimit në Europian. Në foton e heronjve kuqezi bie në sy fotoja e presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

    Fotoja e tij është vënë në krye të posterit sikur të ishte ai heroi kryesor në fushë që shënoi golat vendimtarë të Shqipërisë.

    Në asnjë vend evropian kur një kombëtare kualifikohet në foton festive nuk figuron asnjë president federate, por në një vend si yni ku çdo sukses personalizohet edhe Duka ka ‘shfaqur modestinë’ duke marrë dhe ai merita.

    Ose ndoshta në punonjësit e federatës që kanë bërë posterin e adhurojnë aq shumë sa e cilësojnë si ‘mbret’. Në fakt, Duka e drejton FSHF-në prej vitit të largët të 2002 dhe ndoshta ndaj e cilësojnë si ‘mbret’.

    Edhe në videot e postimet e tjera të FSHF gjatë këtij edicioni, Armando Duka është shfaqur si protagonisti kryesor, ndërkohë që është personi që ka mbajtur për vite me radhë të përçarë Kombëtaren, madje thuhet se bënte dhe pazare me të.

    Armando Duka nuk ka asnjë rol në kualifikimin e Kombëtares shqiptare, ku mjafton të kujtojmë se të gjithë futbollistët aktualë të Kombëtares nuk kanë dalë nga kampionati shqiptar. Një kampionat, ku cilësia është skandaloze dhe aty po që roli kryesor është i Armando Dukës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit