spot_img
spot_img

Armando Duka rizgjidhet në krye të FSHF

spot_img

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit këtë të martë.

Nga 43 delegatë të pranishëm, për Dukën votuan 37, ndërsa 4 vota shkuan për kandidatin tjetër, Sulejman Starova. Dy vota ishin të pavlefshme.

Asambleja u drejtua nga zv.presidenti Lutfi Nuri, duke qenë se Gjykata e Tiranës ka konfirmuar pezullimin e Dukës nga detyra.

Zgjedhjet për presidentin e FSHF ishin programuar të mbaheshin më 2 mars, por në punimet e Asamblesë të asaj dite, u shtynë për datën 15.

Megjithatë, rregullsia juridike e procesit mbetet për t’u verifikuar. Në mbledhjen e 2 marsit, zv.presidenti Edvin Libohova tha se vendimi ligjor i Gjykatës për të pezulluar zgjedhjet ka humbur bazën, sepse njëra prej akuzave për parregullsi të procesit është tërhequr, ndërsa akuza e dytë është në procesin e anulimit.

Lajmet e fundit